GetSmart ja kalon stafeten BeeSmart
Share on Facebook0Share on Google+0Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn0

canstockphoto2038055Mbas tre vite te frytshme pune ne fushen e mesimdhenjes Anglisht-Greqisht, GetSmart ia kalon stafeten BeeSmart.

Si lindi ideja e ndryshimit te emrit?

Bletet jane insekti im i preferuar. Jane midis krijesave me magjepsese dhe joshese qe mua me cudisin. Etika e lakmueshme dhe e larte e punes qe ato i karakterizon, me ka frymezuar dhe nxitur gjithmone si individ. Vizioni im ne krijimin e kesaj qendre kursesh reflektohet persosmerisht tek sjellja e bleteve punetore. Deshiroj me gjithe zemer te me perpij i njejti zell pune dhe diligjence qe ato posedojne. Dua tju a transmetoj dhe percjell studenteve dhe bashkepunetoreve te mij te njejtin zell dhe deshire per pune cilesore dhe serioze. Sepse ne fakt, me pune dhe mund ne mund te arrijme gjithecka dhe jeta me qellime dhe synime eshte nje jete domethenese.

Per me teper, bletet jane te fokusura dhe plotesisht te perqendruara ne punen dhe detyren qe u eshte besuar. Po keshtu, dhe une besoj se studentet tane mund te mesojne anglish-greqisht dhe shume shume gjera me teper nese i pervishen punes dhe kane vendosmeri dhe kembengulje. Jane te perqendruar te qellimi dhe nuk e lene ne mes punen.

Pervec cilesive te sipermendura, bletet punojne ne grup dhe jane me gjithe kuptimin e fjales “teamplayers”. Ne ne BeeSmart gjithashtu, synojme vazhdimisht te kultivojme nje fryme bashkepunimi ne grup, klase, skuader dhe te promovojme rendesine e bashkepunimit dhe ndertimit te mardhenjeve te shendosha dhe miqesore qe e bejne gjithe pervojen e mesimit me te kendshem, te embel dhe te paharrueshem.

BeeSmart eshte e perkushtuar si bletet te pergatis studente qofte ne Anglisht apo Greqisht qe jane dashurues te punes, te dedikuar dhe bashkepunetore me njeri tjetrin. Besojme se nuk ka emer me te mire qe te na perfaqesoj ne si qender kursesh ( kurse anglisht dhe greqisht) ketej e tutje ne ecurine tone.

Share on Facebook0Share on Google+0Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn0
mautic is open source marketing automation