Parimet tona


Share on Facebook0Share on Google+0Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn0

BeeSmart eshte nje qender model e cila qe ne themelimin e saj eshte e perkushtuar te transmetoj parimet dhe vlerat e mira qe e ndertojne shoqerine tone. Nuk jemi thjesht nje qender qe transmeton njohuri ne nje gjuhe te huaj por jemi nje qender mbeshtetese e:

  • vlerave te mira si bashkepunim
  • respekt per te afermin dhe ambientin qe na rrethon
  • dashuri per dijen
  • vlera e punes dhe perkushtimit personal
  • korrektesia
  • integriteti
  • diligjence

Nga ana e stafit behet cfare eshte e mundur qe studentet te perparojne dhe modeli i mesimit ka si qellim te motivoje dhe stimuloje te rinjte dhe te vegjelit te ecin perpara dhe te kerkojne me shume nga vetja e tyre.

Ne fund te cdo simestri, cdo student merr nje “progress report”. Eshte nje raport personal te perparimit te tij, pikat ku duhet te punoje me shume dhe inkurajim per sukses te metejshem. Qellimi i ketij raporti personal ka si qellim te veje ne dijeni prindin e te miturit apo studentin e rritur se sa kane perparuar apo dhe ti shtyjne per tu zhvilluar me tej.

Ne kurse ndiqen rregulla nga te gjithe duke perfshire dhe stafin, dhe niveli i kerkeses eshte goxha i larte. Cdo student me formen e regjistrimit lexon nje liste rregullash te cilat ai bie dakort ti ndjek dhe ti respektoje dhe ne fund ai vete firmos. Midis ketyre rregullash te cilat jane shume te rendesishem eshte kryerja e detyrave nga ana e studentit ne menyre te rregullt. Studentet qe nuk vine te pergatitur ose nuk jane korrekte me pergjegjesite e tyre, nuk mund te vazhdojne te jene pjese e grupit.

Gjithashtu, gjate vitit zhvillohen aktivitete te ndryshme lidhur me mesimin ku pjesemarrja eshte e detyrueshme dhe qellimi eshte te nxis frymen e bashkepunimit ne grup apo ne skuader dhe formimi i mardhenjeve te shendosha me moshataret e tjere.

Ne BeeSmart, prinder te dashur apo studente, nuk keni per te humbur. Qellimi yne nuk eshte tju joshim me fjale te bukura qe jane shume larg realitetit por tju sfidojme te na besoni dhe te na vizitoni nga afer dhe te shihni punen qe ne po bejme dhe gjerat e bukura qe ne po ndertojme te brezi i ri. Te behesh nje BeeSmarter do jete me te vertete nje pervoje shume ndryshe nga te tjerat.

Zoti ju bekofte.

Share on Facebook0Share on Google+0Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn0
mautic is open source marketing automation