BEESMART

Share on Facebook0Share on Google+0Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn0

elionapreciMik i dashur,

Mireserdhe ne BeeSmart language school. Kjo qe shikoni ne foto jam une, zysha e Anglishtes dhe Greqishtes  dhe deshiroj te prezantohem tek ju.

Emri im eshte Eliona Preci dhe bashke me bashkeshortin tim kemi themeluar kete qender gjuhesh (anglisht-greqisht) ne deshiren tone te perbashket te ndihmojme studente, femije dhe te rritur, te medhenj dhe te vegjel te zhvillojne aftesite e tyre ne keto dy gjuhe.

Kam jetuar 13 vjet ne kryeqytetin e Greqise, ne Athine,ku jam shkolluar dhe kam kryer studimet e larta ne degen “Multimedia dhe Komunikim”. Ky afat i gjate bashke me shkollimin tim me kane bere kompetente ne gjuhen letrare greke. Njekohesisht, kam synuar dhe kam studiuar paralelisht per licensat nderkombetare te Cambridge University te Anglise mbi gjuhen angleze  (FCE, CAE) te cilat i kam marr me sukses.

Pasioni im per keto dy gjuhe, te cilat deshiroj ti quaj “kyce”, ka rrjedhuar si pasoje e zellit tim me te gjere per komunikim dhe nderveprim me njerezit e vendit tim dhe me te huaj. Kete ngacmim timin jam duke e zhvilluar dite per dite me studentet ne klase, ku po fitoj dhe pervoje te cmueshme duke qene ne kontakt me ta. Kohen qe kaloj ne klase me studentat me pelqen ti referohem si “bashkepunim” per arsyen sepse eshte nje mardhenje e dy-anshme. Nga njera ane, une ofroj kohen, talentin dhe mundin tim ti ndihmoj at ate arrijne qellimin e tyre te behen komunikues te afte te gjuhes. Nga ana tjeter, studentet e mij me frymezojne dhe me sfidojne te behem nje mesuese me e mire dhe te kerkoj me shume nga vetja, gje te cilen s do tja dilja pa ata.

Personalisht, nje nga gjerat kryesore qe me motivon ne jete eshte te diturit si te sillem dhe qendroj perpara njerezve, te rritem dhe te zgjerohem ne fusha te ndryshme dhe te jap nje shembull per ndryshim te mire, gje te cilen vendi yne e ka nevoje ne menyre te deshperuar.

Prandaj ne klasat tona i theksojme ne menyre te vecante parimet dhe vlerat e shendetshme dhe duam qe te leme gjurme ne jetet e studenteve te cilet na jane besuar ne duart tona. E konsideroj privilegj dhe pergjegjesi kete rol dhe besoj qe jam duke mesuar vazhdimisht ta kryej me mire.

Perzemersisht

Eliona Preci, director of studies

Share on Facebook0Share on Google+0Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn0
mautic is open source marketing automation