Cfare eshte testi IELTS? A eshte i duhuri per mua?
IELTS-TOPAT
Share on Facebook0Share on Google+2Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn0

IELTS-TOPATTesti i IELTS (International English language Testing System)

eshte nje provim ose test formal i gjuhes angleze i mirenjohur ne nivel nderkombetar. Mbi 9000 organizata ne 140 shtete duke perfshire Shqiperine njohin dhe perdorin IELTS si kriter seleksionimi.

  • IELTS administrohet nga tre organizata nderkombetare: British Council, IDP Ielts Australia dhe Cambridge University.
  • Testi ofrohet ne dy versione: Ielts Academic training dhe Ielts General training. Versioni i pare (Academic) eshte i pershtatshem per kandidate te interesuar te ndjekin studime universitare ose pas – universitare jashte shtetit. Versioni i dyte (General) ju drejtohet kryesisht atyre qe synojne te marrin viza per te punuar jashte shtetit si Kanada, Australi, Britani.

 

  • Testi perbehet nga kater pjese ose components dhe ne i paraqesim ne radhen me te cilen do ti ndeshni dhe ne diten aktuale te testit:
    • Listening – Ushtrime degjimi (30 min)
    • Reading- Lexim (60 min)
    • Writing -Ese/hartim (60min)
    • Speaking- Bashkebisedim (15 min).

Tre komponentet e pare jepen ne te njejten dite pa ndalese ose pushim ndersa Speaking mund te jepet brenda dites ose brenda shtate diteve.

 

  • Testi i IELTS korigjohet ne baze te nje shkalle duke filluar nga shkalla 1 (nivel me i dobet) deri te shkalla 9 (nivel i shkelqyer). Cdo shkalle perfaqeson nje nivel perkates dhe cdo kandidat eshte pergjegjes te zbuloj vete se cfare shkalle apo nivel (1-9) kerkon institucioni apo universiteti ne te cilin ai deshiron te aplikoj apo studjoj.
  • Tarifa e testit eshte 149 euro ne Shqiperi. Datat e mundshme ofrohen te pakten dy here cdo muaj. Kandidati regjistrohet on line te faqja zyrtare e IELTS ose nepermjet British Council Tirane-Albania (Shiko me poshte). Vendi i zhvillimit te provimit eshte Universitieti Europian i Tiranes.
  • Rezultatet dalin perafersisht 2 jave mbas dhenjes se testit dhe mund te shikohen on line. IELTS merr persiper te dergoj pergjigjet tuaja te testit tek universiteti apo institucioni qe ju preferoni. Theksojme qe rezultatet jane te vlefshme per dy vjet.
  • Qendra BeeSmart ju mirepret te vini per nje seance falas te ndiqni mesim dhe e konsiderojme privilegj nese na zgjidhni ne per tu pergatitur per testin Ielts. Mesimi zhvillohet ne grup ose individualisht, intensiv ose gradualisht ne baze te nevojes suaj dhe ashtu si ju pershtatet ju me mire.
Share on Facebook0Share on Google+2Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn0
mautic is open source marketing automation