Ne artikullin e meposhtem, shkrimtarja dhe lektorja kanadeze e gjuhes angleze, Anne Merritt, permbledh perfitimet e te mesuarit nje gjuhe te dyte.

Te mesuarit nje gjuhe te huaj eshte me shume se nje perkrahje ne CV tende ose nje mjet praktik dhe i domosdoshem per te udhetuar neper bote. Zoterimi i nje gjuhe te dyte do te te bej me te zgjuar, me te vendosur dhe me te afte sipas Anne Merritt. Sipas studimeve psikologjike, te folurit ne dy ose me shume gjuhe te huaja eshte nje pasuri e madhe per zhvillimin e trurit te njeriut. Mendja e njerezve bilingual funksionon ndryshe nga ajo e folesve te nje gjuhe te vetme (monolingual) dhe njerezit bilingual perfitojne nga disa dobi mendore qe ju shtohen si pasoje e studimit te gjuhes se huaj.

Me poshte jane radhitur shtate avantazhe te cilat fitojne njerezit bilingual te cilet jane te kredhur ne gjuhen e huaj. Keto avantazhe mund te fitohen nga gjithesecili i cili vendos te mesoje nje gjuhe te dyte,- qofte i ri ose me i rritur- dhe eshte e sigurte qe do korr perfitime ne zhvillimin mendor.

1. Zoterimi i nje gjuhe te huaj te ben me te zgjuar

Te folurit ne gjuhe te huaj permireson funksionalitetin e trurit duke s sfiduar ate te njoh dhe te diskutoj kuptimin e fjales se huaj. Truri sfidohet gjithashtu te komunikoj ne sisteme te ndryshme gjuhesore. Studentet bilingual kane prirjen te performojne me mire ne provimet e pergjithshme se sa bashkemoshataret e tyre qe flasin vetem nje gjuhe.

2. Zhvillimi i aftesise per te kryer shume pune njekohesisht (multitasking)

Individet multilingual te cilet flasin me shume se dy gjuhe te huaja, dhe vecanerisht femijet, jane te afte ne te shkembyerit midis dy sistemeve te te folurit, te shkruarit dhe strukturave gjuhesore. Sipas nje studimi te kryer ne Pennsylvania State University, pjesemarresit ju kerkua te ngasin makinen ne kushte te rreme (ambient simulues) ndersa duhet te kryenin dhe detyra te tjera shperqendruese. Ky eksperiment tregoi qe njerezit qe flisnin me shume se nje gjuhe te huaj benin me pak gabime ne ngarjen e makines.

3. Parandalim i semundjes Alzheimer dhe crregullimeve kronike mendore

Jane kryer disa studime mbi kete teme dhe rezultatet kane qene te qendrueshme. Per te rriturit monolingual, mosha mesatare e shfaqjes se simptomave te para te crregullimeve mendore eshte 71.4, kurse per te rriturit bilingual mosha mesatare e shfaqjes se simptomave eshte 75.5. Kerkimet merrnin parasysh faktore si niveli arsimor, te ardhurat financiare, gjinia,shendeti fizik por rezultatet ishin te qendrueshme.

4. Perforcimi i kujteses

Zakonisht pedagoget e perngjasojne mendjen me muskulin sepse punon me mire nese ushtrohet. Te mesuarit nje gjuhe te huaj perfshin te mesuarit permendesh regulla gramatikore dhe fjalor, aktivitet te cilat e forcojne “muskulin” mendor. Ky lloj ushtrimi i mesimit permendesh permireson kujtesen ne pergjithesi dhe studentet bilingual jane me te mire ne te mbajtur mend sisteme renditjesh, emra, udhezime dhe listen e pazarit.

5. Ti behesh me i mprehte

Nje studim nga Spain’s University of Pompeu Fabra zbuloi qe njerezit multilingual jane me te mire ne te vezhguarit te ambientit qe i rethon. Jane me mjeshtra ne te dalluar informacione perkatese dhe te duhura dhe te menjanojne informacione dytesore apo te parendesishme. Nuk eshte e rastesishme qe personazhet letrare si Sherlock Holmes dhe Hercule Poirot ishin polyglot te afte.

6. Permiresimi i vendim-marrjes

Sipas nje studimi te University of Chicago, njerezit bilingual jane te prirur te marrin vendime me racionale. Cdo gjuhe permban nuanca dhe nenkuptime te mprehta ne fjalorin e saj te cilat ne menyre te pandergjegjshme ushtrojne ndikim ne aftesine e gjykimit. Gjithashtu, njerezit bilingual jane me konfidente ne zgjedhjet qe bejne pasi i kane rivleresuar ato ne gjuhen e dyte dhe kane pare qe konkluzionet e arritura me pare jane njesoj me ato ne vijim.

7. Zoterim me i mire i gjuhes meme

Te mesuarit nje gjuhe te dyte te ndihmon te perqendrohesh tek mekanizmat e gjuhes si p.sh gramatika, zgjedhime, struktura e fjalise etj. Keto mekanizma te bejne me te familjarizuar me gjuhen dhe menyrat se si strukturohen apo perdoren. Keto afesi te mundesojne te behesh nje komunikues me i afte, shkrimtar dhe redaktor me i mprehte.

Anne Merritt eshte pedagoge , shkrimtare dhe redaktore kanadeze. Aktualisht jeton ne Seul, Korene e Jugut. Ajo eshte lektore ne gjuhen angleze ne universitetin e Suwon. (EFL lecturer, English as a foreign language). Asaj i pelqen te shkruaj pereth gjuhes, arsimit, udhetimeve dhe shkembimeve kulturore. Shkrimet e saj jane publikuar midis te tjerave ne CNN, The Telegraph, Matador Network.

Pershtatur ne shqip nga Eliona Preci. Artikullin origjinal mund ta gjeni ne :

http://www.telegraph.co.uk/education/educationopinion/10126883/Why-learn-a-foreign-language-Benefits-of-

SHARE
Previous articleVlera e nje gjuhe te huaj