languagesNga vete eksperienca ime mund te them me bindje te plote qe te investuarit ne nje gjuhe te huaj eshte nje pasuri e madhe. Nje bote e re shpaloset perpara teje, gati per ta eksploruar. Behesh pjese e botekuptimeve te tjera te cilat jane kaq ndryshe nga te tuat dhe keshtu mund te lidhesh me njerez dhe kultura te ndryshme ne menyren me mahnitese qe mund te imagjinosh.

Kujtoj kur misionare nga vende te huaja kane vizituar Shqiperine dhe vendbanimin tim te vogel dhe sa shume entuziasem ndjeja kur ato pak fjale qe kisha mesuar ne anglisht mund ti perdorja. Ishte nje tentative shume perulese- por ama shume e sinqerte- per tu lidhur me keta njerez. Shtytja e brendshme per komunikim dhe nderveprim me keta njerez kaq ndryshe nga mua, me nxiste te kaperceja pasigurine dhe te ndjerit qesharake dhe te flisja me ta.

E njejta shtyse-po aq e forte dhe vendimtare-mbizoteron mbi mua sot qe jam mesuese e gjuheve te huaja , po aq sa ishte atehere dhe jam plotesisht e bindur qe ekziston dhe tek ty qe po lexon kete pjese dhe te gjithesecili. Sa ndjenje e bukur dhe e forte qe perjetojme kur jemi ne pranine e nje te huaji dhe i flasim ne gjuhen e tij dhe ndajme eksperiencat tona-te perbashketa apo shume divergjente-interesat dhe mendimet tona. Ne nje fare menyre dicka ndryshon tek ne mbas nje mardhenje te tille komunikimi.

I njejti transformim i brendshem ndodh kur zhytemi ne nje novele apo roman te cilin e lexojme ne gjuhen origjinale. Nuk kam si qellim te ofendoj apo te ul punen e mrekullueshme te perkthyesve por oh, sa gje e rralle dhe e jashtezakonshme eshte te lexosh nje liber apo veper letrare ne gjuhen origjinale qe eshte shkruar. Eshte nje perjetim kaq me i thelle dhe rigjallerues qe prape mendoj qe s mund ta percjell sa duhet nese nuk e provoni vete.

Me keto dy perjetime personale po perpiqem te pershkruaj se sa investim me vlere dhe i zgjuar eshte nje gjuhe e huaj. Nuk eshte nje pune e detyrueshme dhe e imponuar nga shoqeria ne te cilen jetojme, e cila na kerkon te fitojme me shume kualifikime. Nese e shikon ne kete menyre do marresh rezultate “te thata” dhe korrja jote nuk do te jete e suksesshme dhe e frytshme. Te mesuarit te nje gjuhe te huaj, mund te them qe ka te beje me te kerkuarit me shume nga vetja ashtu sic duhet te jete me cdo fushe tjeter kerkimi.

Ne GetSmart language school struktura e mesimdhenjes eshte e brymosur me keto parime te larte permendura. Prandaj dhe inaguruam nje program te ri te cilin e quajtem “Reading Club” ose “Rrethi letrar” ku studentet e regjistruar marrin pjese ne nje seance ekstra ne jave krejtesisht falas. Aty ata kalojne kohe me librin dhe me njeri tjetrin duke komunikuar ne gjuhe te huaj (anglisht-greqisht). E gjithe kjo eksperience pervec aftesive me te cilat i pajis studentet ne gjuhen e huaj, i nxit te ngacmohen me gjere si individe, si studente ne shkolla, si qytetare te nje qyteti, si banore te nje zone.

Nese ndodh qe nje nga gjuhet qe ti po tenton te mesosh eshte anglishtja apo greqishtja, te ftoj perzemersisht qe te vish dhe te njihemi nga afer. Nese me te vertete te preken sado pak keto fjale te ketij artikulli, eja te lutem dhe na vizito ne qendren tone. Dhe ku i dihet… mundet te te ngjis edhe ty ambienti ne GetSmart dhe te behesh dhe ti nje Getsmarter. Shihemi atje…